Interi ka shënuar fitore të thellë ndaj Crotones me rezultat 6-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Serie A.
Nerazzurrët kanë nisur vitin 2021 me fitore duke shkuar te fitorja e tetë radhazi në kampionat dhe duke u bërë lider i përkohshëm i kampionatit.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Lautaro Martinez (20’, 57, 78), Luca Marrone (OG, 31’), Romelu Lukaku (64’) dhe Achraf Hakimi (87’) për Interin, ndërsa për Crotonen shënuan Niccolo Zanellato (12’) dhe Vladimir Golemic (36’).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht sulmuesi argjentinas, Lautaro, i cili pas het-trikut të shënuar u vlerësua me notë maksimale 10.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mbrojtësin e mysafirëve, Marron, që u notua me 4.7.
Inter:
Crotone:
/Telegrafi/