Interi ka vazhduar me fitore në Serie A, teksa ka mposhtur Empolin me rikthim 4-2.
Ka qenë një ndeshje e zjarrtë me një përmbysje fantastike të zikaltërve të cilët vazhdojnë luftën për titull të kampionit.
Andrea Pinamonti dhe Kristjan Asllani shënuan për Empolin, derisa Lautaro Martinez me dy gola, Alexis Sanchez me një dhe Romagnoli (autogol) ishin realizuesit për Interin.
Lautaro Martinez ishte më i miri në këtë ndeshje, derisa paraqitje shumë të mirë patën edhe Hakan Calhanoglu dhe Ivan Perisic.
Tek Kristjan Asllani dhe Nedim Bajrami patën paraqitje modeste tek mysafirët, derisa me notë të kënaqshme u vlerësua edhe Ardian Ismajli. /Telegrafi/