Telegrafi

Inter 3-3 Sassuolo, notat e lojtarëve

Inter vs Sassuolo (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Interi ka barazuar në shtëpi me rezultat 3-3 ndaj Sassuolos në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Serie A.

Ekipi i Antonio Contes nuk ka arritur të vazhdojë serinë e fitoreve pasi është ndalur në shtëpi ndaj Sassuolo.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Romelu Lukaku (41’), Cristian Biraghi (45’) dhe Borja Valero (86’) për Interin, ndërsa Francesco Caputo (4’), Domenico Berardi (81’) dhe Giangiacomo Magnani (89’) për Sassuolon.

Lexo po ashtu Interi ‘rrëshqet’ në garën për titull, barazon në trilerin e gjashtë golave ndaj Sassuolos

Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte mbrojtësi i krahut të Interit, Biraghi, i cili u vlerësua me notë 7.8.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për Samir Handanovic, Ashley Young dhe Jeremie Boga që u notuan me 5.7.

Inter:

Sassuolo:

/Telegrafi/