Interi ka barazuar në shtëpi me rezultat 3-3 ndaj Sassuolos në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Serie A.
Ekipi i Antonio Contes nuk ka arritur të vazhdojë serinë e fitoreve pasi është ndalur në shtëpi ndaj Sassuolo.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Romelu Lukaku (41’), Cristian Biraghi (45’) dhe Borja Valero (86’) për Interin, ndërsa Francesco Caputo (4’), Domenico Berardi (81’) dhe Giangiacomo Magnani (89’) për Sassuolon.
Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte mbrojtësi i krahut të Interit, Biraghi, i cili u vlerësua me notë 7.8.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për Samir Handanovic, Ashley Young dhe Jeremie Boga që u notuan me 5.7.
Inter:
Sassuolo:
/Telegrafi/