Telegrafi

Inter 3-0 Pescara, nota e Memushajt dhe të tjerëve (Foto)

Inter ka fituar me lehtësi ndaj Pescaras me rezultat 3-0.

Skuadra e Stefano Piolit ka vazhduar me formë të lartë edhe ndaj Pescaras, duke shënuar edhe fitoren e shtatë radhazi në Ligën Premier.

Lexo po ashtu Interi i frikshëm udhëton drejt Juves me fitoren e shtatë radhazi (Video)

Golat në këtë takim për Interin u shënuan nga Danilo D’Ambrosio (23’), Joao Mario (43’) dhe Eder Citadin Martins (73’).

Lojtari më i vlerësuar i takimit Marcelo Brozovic, i cili u notua me notën 9.0 dhe nota më e ulët shkoi për Baheback, i cili u notua me 6.0, ndërsa mesfushori shqiptar, Ledian Memushaj, i cili luajti për 90 minuta u notua me 6.6. /Telegrafi/

Inter:

Paraqitje të lartë patën edhe D’Ambrosio, Mario dhe Gagliardini

Pescara:

Te Pescara dështuan edhe Verre, Bruno dhe Coda