Interi ka barazuar në shtëpi ndaj Borussia Monchengladbach me rezultat 2-2 në ndeshjen e parë të grupeve në Ligën e Kampionëve.
Nerazzurrët nuk e kanë nisur pozitivisht sezonin 2020/21 në Ligën e Kampionëve pasi kanë barazuar në shtëpi në ndeshjen e parë të Grupit B.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Romelu Lukaku (49’, 90+) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Ramy Bensebaini (63’) dhe Jonas Hofmann (84’).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte sulmuesi i mysafirëve, Marcus Thuram që u notua me 8.2.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin e vendasve, Samir Handanovic që u vlerësua me notë 5.4.
Inter:
Monchengladbach:
/Telegrafi/