Telegrafi

Inter 2-0 Spal, vlerësimi i futbollistëve (Foto)

Interi ka mposhtur në shtëpi Spalin me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të kampionatit italian, Serie A.

Pas dy fitoreve të para ndaj Fiorentinas dhe Romës, tani radha për të humbur nga Interi i erdhi edhe skuadrës së inkuadruar këtë sezon në Serie A, Spalit.

Lexo po ashtu Interi vazhdon me fitore në Serie A, mposht Spalin (Video)

Golat në këtë takim për skuadrën e Luciano Spallettit i shënuan Mauro Icardi (27’) dhe Ivan Perisic (87’).

Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte Ivan Perisic, i cili u vlerësua me notë 7.9, ndërsa nota më e ulët shkoi për Marco Boriellon që u notua me 5.7. /Telegrafi/

Inter:

Paraqitje të mirë patën edhe Gagliarini, Skriniar e D’Ambiosio

Spal: 

Dështuan edhe Paloschi, Mora e Vaisanen