Interi ka mposhtur në shtëpi Spalin me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të kampionatit italian, Serie A.
Pas dy fitoreve të para ndaj Fiorentinas dhe Romës, tani radha për të humbur nga Interi i erdhi edhe skuadrës së inkuadruar këtë sezon në Serie A, Spalit.
Golat në këtë takim për skuadrën e Luciano Spallettit i shënuan Mauro Icardi (27’) dhe Ivan Perisic (87’).
Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte Ivan Perisic, i cili u vlerësua me notë 7.9, ndërsa nota më e ulët shkoi për Marco Boriellon që u notua me 5.7. /Telegrafi/
Inter:
Spal: