Telegrafi

Inter 2-0 Salernitana, notat e futbollistëve: Barella dhe Calhanoglu më të mirët në ndeshje

Interi ka vazhduar me fitore në Serie A, teksa ka mposhtur Salernitanan me rezultat të pastër 2-0.

Neroazzurët kanë bërë një ndeshje mjaftë të mirë dhe me plot meritë kanë arkëtuar tre pikët e radhës.

Lautaro Martinez dhe Nicolo Barella ishin autorët e golave për skuadrën zikaltër.

E pikërisht mesfushori italian, Nicolo Barella ishte më i miri në fushë në këtë sfidë.

Me notë të mirë u vlerësua edhe Hakan Calhanogli, si dhe Federico Di Marco e Milan Skriniar.

Ndërkohë nota më e ulët shkoi për mbrojtësin e mysafirëve Mazzocchi. /Telegrafi/