Interi është rikthyer te fitoret në Serie A, pasi ka mposhtur Leccen me rezultat të pastër 2-0.
Neroazzurët kanë fituar një ndeshje që e kanë dominuar nga fillimi deri në fundin e saj.
Mesfushori armen Henrikh Mkhitaryan dhe sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez realizuan dy golat e fitores për zikaltërtit.
Por notat më të larta në këtë sfidë shkuan për Hakan Calhanoglun dhe Franesco Acerbin që të dy 7,9, derisa me nota të larta u vlerësuan edhe Martinez, Mkhitaryan e Barella.
Ndërkohë notat më të ulëta shkuan për portierin e Lecces, Wladimiro Falcone, mbrojtësin VAlentin Gendrey dhe sulmuesin Federico Di Francesco. /Telegrafi/