Telegrafi

Inter 2-0 Chievo, nota e Hetemajt dhe të tjerëve

Përparim Hetemaj gjatë një dueli me Vecinon (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Interi ka fituar në shtëpi ndaj Chievos me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të në Serie A.

Nerazzurrët i janë kthyer fitores pas tri barazimeve radhazi dhe me këto tri pikë është afër të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Golat në këtë ndeshje për skuadrën e Luciano Spallettit i shënuan Metteo Politano (39′) dhe Ivan Perisic (86′).

Lexo po ashtu Interi fiton ndaj Chievos dhe afrohet edhe më shumë me Ligën e Kampionëve

Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte kroati Perisic, i cili u vlerësua me notë 8.7.

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për Nicola Rigoni që u notua me 4.6.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mesfushori shqiptar, Përparim Hetemaj, i cili pati paraqitje të mirë duke u notuar me 6.7.

Inter:

Chievo:

/Telegrafi/