Interi ka fituar në shtëpi ndaj Chievos me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të në Serie A.
Nerazzurrët i janë kthyer fitores pas tri barazimeve radhazi dhe me këto tri pikë është afër të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Golat në këtë ndeshje për skuadrën e Luciano Spallettit i shënuan Metteo Politano (39′) dhe Ivan Perisic (86′).
Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte kroati Perisic, i cili u vlerësua me notë 8.7.
Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për Nicola Rigoni që u notua me 4.6.
Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mesfushori shqiptar, Përparim Hetemaj, i cili pati paraqitje të mirë duke u notuar me 6.7.
Inter:
Chievo:
/Telegrafi/