Telegrafi

Inter 1-1 Bologna, notat e lojtarëve (Foto)

Interi ka humbur mundësinë e fitores në shtëpi, pasi ka barazuar 1-1 me Bolognan.

Djelmoshat e holandezit Frank de Boer nuk kanë arritur të shënojnë edhe fitoren e katër radhazi në Serie, pasi kanë barazuar 1-1 në shtëpi me Bolognan.

Golat në këtë takim u shënuan nga Ivan Perisic (37’) për zikaltrit dhe Mattia Destro (14’) për mysafirët.

Lexo po ashtu Ndërpritet seria e fitoreve të Interit (Video)

Whoscored tashmë ka publikuar notat e futbollistëve të të dyja skuadrave, varësisht nga paraqitja e tyre në këtë takim.

Sipas kësaj faqe, lojtari me notën më të lartë ishte mbrojtësi i ri i Interit, Senna Miangue, i cili u notua me 8.2, ndërsa notën më të ulët 6.3 e kishin Geoffrey Kondogbia dhe Daniele Gastaldello i Bolognas. /Telegrafi/

Inter: 

Bologna: