Telegrafi

Inter 1-0 Roma, nota e Kristjan Asllanit dhe lojtarëve të tjerë

Interi ka fituar 1-0 ndaj Romës në derbin që u zhvillua në kuadër të javës së dhjetë në Serie A.

Golin e vetëm në këtë përballje e realizoi Marcus Thuram në minutën e 81-të, kur u asistua prej Federicio Dimarcos.

Interi ishte dukshëm ekip më i organizuar në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.17, ndërsa Roma u vlerësua me 6.65.

Lexo po ashtu Marcus Thuram, heroi i Interit në derbin ndaj Romës: Nerazzurët rikthehen si lider

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë ndeshje ishte Thuram që realizoi golin e fitores dhe u notua me 8.1.

Kristjan Asllani u inkuadrua në minutëne  75-të në lojë dhe pati ndikim tek goli i sulmuesit të Nerazzurëve, duke qenë pjesë e aksionit, ndërsa mori vlerësimin 6.7.

Në anën tjetër, dështimi i këtij dueli doli të ishte Davide Frattesti që u notau me 6.3.

Vlerësimi i lojatarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

/Telegrafi/