Site icon Telegrafi

Inter 1-0 Napoli, notat e lojtarëve: Handanovic me notën më të lartë, dëshpëron Insigne

Interi ka fituar derbin e javës së 12-të në elitën e futbollit italian Serie A.

Neroazzurët kanë triumfuar ndaj Napolit me rezultat minimal 1-0, falë një goli nga Romelu Lukaku.

Sulmuesi belg realizoi në pjesën e dytë nga penalltia për t’i dhënë fitoren e pestë radhazi skuadrës së tij.

Por përkundër golit të shënuar, Lukaku nuk e ka marrë notën më të lartë në këtë sfidë.

Portieri Samir Handanovic si dhe mbrojtësi i djathtë Matteo Darmian ishin dy lojtarët më të vlerësuar te Interi.

Me lojë të mirë u dalluan edhe mbrojtësi De Vrij e Bastoni si dhe mesfushorët Brozovic e Gagliardini.

Ndërkohë nota më e ulët në këtë takim shkoi për Lorenzo Insignen e Napolit që dëshpëroi me paraqitjen e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version