Telegrafi

Inter 1-0 Cagliari, notat e lojtarëve: Darmian dhe De Vrij më të mirët

Interi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në kuadër të xhiros së 30-të në Serie A.

Neroazzurët mposhtën Cagliarin 1-0, ku kjo ishte fitorja e 11-të radhazi për skuadrën e Antonio Contes në Serie A.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi mbrojtësi anësorë, Matteo Darmian pas asistimit nga Achraf Hakimi.

Pikërishtë reprezentuesi italian edhe pati notën më të lartë në ndeshje, derisa me lojë të mirë u dalluan edhe Stefan De Vrij, Christian Eriksen dhe Milan Skriniar.

Tek mysafirët nota më e lartë shkoi për portierin Vicario, derisa lartë u vlerësua edhe paraqitja e ish-interistit Diego Godin.

/Telegrafi/