Interi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në kuadër të xhiros së 30-të në Serie A.
Neroazzurët mposhtën Cagliarin 1-0, ku kjo ishte fitorja e 11-të radhazi për skuadrën e Antonio Contes në Serie A.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi mbrojtësi anësorë, Matteo Darmian pas asistimit nga Achraf Hakimi.
Pikërishtë reprezentuesi italian edhe pati notën më të lartë në ndeshje, derisa me lojë të mirë u dalluan edhe Stefan De Vrij, Christian Eriksen dhe Milan Skriniar.
Tek mysafirët nota më e lartë shkoi për portierin Vicario, derisa lartë u vlerësua edhe paraqitja e ish-interistit Diego Godin.
/Telegrafi/