Interi është mposhtur në shtëpi nga Monza me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Serie A.
Ekipi i Simone Inzaghit ka shkuar në një seri të tmerrshme në kampionat, duke mos fituar pesë ndeshje radhazi.
Goli i vetëm në këtë fitore të madhe të Monzas u shënua në minutën e 78-të nga mbrojtësi Luca Caldirola.
Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte portieri i mysafirëve, Michele Di Gregorio, i cili u notua me 7.8.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për portierin e Interit, Andre Onan që u vlerësua me nota 6.5.
Për 71 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani, i cili pati paraqitje të mirë duke u notuar me 7.2.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/