Telegrafi

Inter 0-0 Lazio, nota e Strakoshës dhe të tjerëve (Foto)

MILAN, MILANO - DECEMBER 30: Ciro Immobile of SS Lazio compete for the ball with Milan Skiniar of FC Internazionale during the serie A match between FC Internazionale and SS Lazio at Stadio Giuseppe Meazza on December 30, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Marco Rosi/Getty Images )

Interi nuk ka mundur të fitojë në shtëpi ndaj Lazios pasi ka barazuar me rezultat 0-0 dhe ka quar në katër serinë e ndeshjeve pa fitore në Serie A.

Skuadra e Luciano Spallettit nuk ka mundur t’i kthehet fitoreve në kampionat as pas ndeshjes së katërt radhazi.

Nerazzurrëve tani i duhet të shikojë për përforcime pasi nuk kanë numër të mjaftueshëm të futbollistëve dhe për këtë edhe ka rënie në rezultate.

Lexo po ashtu Interi pa fitore për katër ndeshje radhazi në Serie A, barazon në shtëpi me Lazion

Lojtari më i vlerësuar në barazimin pa gol me Lazion ishte portieri slloven, Samir Handanovic, i cili u vlerësua me notë 7.9.

Nota më e ulët në këtë takim shkoi për sulmuesin e Interit, kapitenin Mauro Icardi, i cili u vlerësua me notë 6.0.

Ylli i skuadrës, Icardi nuk po mund ta gjej golin që disa ndeshje radhazi (Getty Images)

Për 90 minuta luajti edhe portieri shqiptar, Thomas Strakosha, i cili bëri një paraqitje brilante dhe u notua me 7.1. /Telegrafi/  

Inter:

Te Interi dështuan edhe Candreva dhe Vecino

Lazio: 

Vetëm Parolo u vlerësua më lart se Strakosha