Telegrafi

Intensifikohet bashkëpunimi në fushën e konkurrencës

Memorandumi ka për qëllim dhe shpreh vullnetin e bashkëpunimit në planin e konkurrencës, të ligjit dhe politikës së konkurrencës, në kuptimin e krijimit të lidhjeve dypalëshe për mbrojtjen dhe zhvillimin e tregut në të dy vendet.

Memorandumi bazohet vendosmërisht në parimet e barazisë dhe përfitimit të përbashkët si për Bullgarinë, po ashtu edhe për Kosovën, si dy shtete që po promovojnë dhe nxisin zhvillimin efektiv sipas parimit të një ekonomie tregu.

Delegacioni nga Autoriteti i Konkurrencës se Kosovës, u prit edhe nga autoritete te tjera të ekonomisë Bullgare dhe me këtë rast ata morën pjese ne festimin e 20 vjetor te themelimit te Autoritetit të shtetit Bullgar për konkurrencën. /Telegrafi/