Njësitet e inteligjencës turke kanë dërguar një letër paralajmëruese kryesuesve të shtetit dhe të gjitha institucioneve të saj në fillim të muajit qershor, rreth 20 ditë më parë në lidhje me një sulm të mundshëm nga ana e ISIS-it.
Përfaqësuesja Hande Firat në një transmetim të drejtpërdrejtë më 29 qershor në televizionin “Dogan” të Ankarasë ka thënë se në letër ishin edhe emrat e vendeve që ishin në shënjestër të sulmeve, ndër ta ishte edhe aeroporti Ataturk i Stambollit, shkruan Hyrriet Daily News, përcjell Telegrafi.
“Njësitë e inteligjencës i kanë dërguar një letër paralajmëruese krerëve të shtetit dhe të gjitha institucioneve të saj në fillim të qershorit, rreth 20 ditë më parë, rreth Stambollit”, ka thënë Fırat.
Sipas Zyrës së Guvernatorit të Stambollit, të paktën 41 persona u vranë dhe 239 të tjerë u plagosën, kur militantët e dyshuar të Shtetit Islamik (ISIS) kanë sulmuar aeroportin Ataturk të Stambollit.
Trembëdhjetë nga viktimat ishin të huaj, duke përfshirë pesë shtetas të Arabisë Saudite, një tunizian, një uzbeke, dy irakianë, një jordanez, një ukrainas, një iraniane dhe një personi me origjinë nga Turkistani Lindor. /Telegrafi/