Studimi është kryer nga hulumtuesit në Institutin për Hulumtime Ekonomike dhe Sociale (ISER) në Universitetin e Essex dhe në Universitetin e Oxfordit.
Megjithatë, studiuesit kërkojnë të bëhet kujdes në interpretimin e rezultateve.
Duke marrë parasysh një gamë të gjerë të faktorëve ne sfond që përfshijnë nivelin arsimor te prindërve, të ardhurat familjare, seksin e fëmijës dhe moshën, shëndetin e nënës dhe stilet prindërore, hulumtimet konstatojnë se të ushqyerit sipas kërkesës së fëmijës është i lidhur me rezultatet IQ më të larta në moshën 8 vjeç, dhe ky dallim është gjithashtu i dukshëm në rezultatet e testeve SAT në moshën 5, 7, 11 dhe 14 vjeç.
Studimi gjeti se te ushqyerit e planifikuar ka pasur përfitime për nënat, te cilat raportuan ndjenja të larta të besimit dhe nivele të larta të mirëqenies.
Ky hulumtim u bazua në një shkallë të gjerë të dhënash; probabiliteti që këto të jenë rezultate të gabuara apo të rastësishme është shumë i ulët.
Megjithatë, ky është studimi i parë dhe i vetëm në llojin e vet, dhe kërkime të mëtejshme janë të nevojshme para se ne mund të themi kategorikisht se si ju ushqeni fëmijën tuaj ka një ndikim afatgjatë mbi IQ apo arritjet akademike të tij apo të saj. /Telegrafi/