Site icon Telegrafi

Inteligjenca e popujve të botës

Inteligjenca është një faktor të cilit shumica e njerëzve i referohen për të karakterizuar vetveten dhe sjelljet në një moment të caktuar. A është ajo një aftësi specifike, apo një grup aftësish? Çka është më e rëndësishme: mençuria, bukuria, inteligjenca… E inteligjenca a është e lindur apo e kultivuar? A është ajo statike apo e ndryshuar? Megjithëse çdo kush duket se ka një njohuri, ide për inteligjencën, – jo të gjitha përkufizimet janë të njëjta. Ç’mendojnë psikologët përmes vëzhgimit, se kur profesionistët e përkufizonin inteligjencën, ata zakonisht flisnin për aftësitë për të folur, për të zgjidhur probleme, dhe për të arritur qëllime të dobishme. Njerëzit pa arsim psikologjik, rëndomtë e lidhin inteligjencën me aftësitë në të folur, me aftësitë për të zgjidhur probleme dhe me kompetencën sociale.

Inteligjenca është një koncept i vështirë për t’u shqyrtuar. Kjo ndodh, se ne nuk mund ta vëzhgojmë atë fizikisht dhe pjesërisht shumë herë, në ngjarjet e rasteve të varura e të pavarura. David Wechsler, krijuesi i një numri të madh testesh të inteligjencës, e merr inteligjencën aftësi të individit për të kuptuar botën ku jeton e për t’iu përgjigjur sfidave të saj. Në këtë mënyrë ju jeni inteligjent nëse dini ç’ndodh përreth jush dhe jeni të aftë t’i përgjigjeni sfidave të mjedisit tuaj. P.sh., njerëzit e biznesit konsiderohen inteligjentë, nëse ata e kuptojnë botën financiare dhe bëjnë para. Studentët quhen inteligjentë, nëse e kuptojnë lëndën e nëse marrin nota mbi mesatare…

Testet e aftësive natyrore janë ndërtuar për të parashikuar, se çfarë do të jetë i zoti të bëjë në të ardhmen një person me një arsim të caktuar. Fuqia e testit të aftësive të përgjithshme natyrore përdoret gjerësisht për të testuar aftësinë e njerëzve për sukses në një gamë të gjer profesionesh. Këto teste masin koncepte të tilla si potencial muzikor, aftësitë atletike, mundësitë për të shkruar ose kapacitetet e përgjithshme intelektuale. Nëse iu jepet një minutë kohe për të ilustruar të gjithë faktorët e mundshëm që ndikojnë në inteligjencën e individit, ju ndoshta do të përmendnit dietën, shkollën, shokët, profesionin, bashkësinë, marrëdhëniet dhe përvojat. Të gjitha këto mund të grupohen së bashku nën titullin e përgjithshëm mjedis. Ju mund të përmendni edhe faktorë të tillë si prindërit, instinktet, personaliteti, natyra, paraardhësit dhe familja. Të gjitha këto mund të grupohen së bashku dhe të quhen faktorë biologjik ose gjenetik. Sjellja inteligjente, ashtu si edhe të gjithë sjelljet tjera, është rezultat i bashkëveprimit të trashëgimisë me mjedisin…

Kombet pjesëmarrëse (1), me renditje sipas mesatares IQ

Kombet               IQ mesatare

1. Shqiptarët              114.80
2. Honkongasit           111.80
3. Spanjollët               111.79
4. Japonezët              111.36
5. Gjermanët              110.71
6. Qipriotët                 110.71
7. Rusët                     110.60
8. Sllovenët                110.25
9. Austriakët              110.21
10. Italianët                109.48
11. Hungarezët          109.46
12. Singaporët           109.41
13. Kanadezët           108.75
14. Holandezët          108.49
15. Portugezët           108.19
16. Belgët                  107.74
17. Finlandezët          107.11
18. Çekët                   106.96
19. Zviceranët           106.89
20. Polonezët             106.77
21. Maltasit                 106.51
22. Suedezët              106.11
23. Francezët             105.89
24. Kroatët                  105.11
25. Sllovakët               105.11
26. Irlandezët              105.09
27. Malazezët             105.05
28. Peruanet               104.80
29. Norvegjezët          104.70
30. Danezet                104.43
31. Britanikët               104.43
32. Afrikanet e Jugut   104.28
33. Kolumbianët           104.43
34. Letonezët               104.27
35. Luksemburgasit      103.87
36. Grekët                     103.68
37. Serbët                     103.67
38. Turqit                       103.51
39. SHBA                      103.49
40. Australianet            103.38
41. Maleziasit                103.00
42. Rumunët                 102.91
43. Kilianet                    102.82
44. Meksikanët              102.62
45. Estonezet                102.53
46. Bullgarët                  102.06
47. Kirgistanët                 85.25
48. Kazakistanët             77.00
49. Moldaviasit                63.00

Këto statistika janë marrë nga uebfaqja e Bashkimit Evropian për 49 popuj të botës. Sondazhet janë kryer online më 2010, në dy seksione të ndryshme. I pari është seksioni i inteligjencës së lindur, ku testi përbehet nga ushtrimet. Për të gjetur aftësitë tuaja të mendimit në mënyrë logjike në sferën e simboleve gjeometrike – ushtrime me mbledhje dhe zbritje gjeometrike, deformim, rotim etj. Është me rëndësi të dihet se rezultati nën 90 – konsiderohet inteligjencë nën mesatare. Ushtrime të ngjashme shpesh herë janë pjesë e provimeve të ndryshme te pranimit të psikologëve dhe konkurseve të ndryshme për disa pozicione.

Detyrat për lidhjen e simboleve gjeometrike i përkasin atyre fushave të aftësive, të cilat janë pak të influencuara me bërjen e ushtrimeve, por jo nga edukimi dhe ambienti social. Ndërsa faza e dytë ka të bëjë me inteligjencën numerike, ku testet përqendrohen tek njehsimet e ndryshme matematike. Gjatë testimit përdoren ushtrime të ndara sipas faktit, se si mesatarisht personat e mëdhenj në moshë janë të aftë të kryejnë ato. Mosha mendore përcaktohet sipas ushtrimeve më të vështira, për të cilat a është i aftë t’i zgjidhte personi i testuar. Si IQ mesatare quhet IQ nga 90-110.

Formulën bazë të inteligjencës e ka krijuar në vitin 1912 psikologu Gjerman William Stern, ku ka përcaktuar shkallën e inteligjencës: (MM/MK)x100, si lidhje të “moshës mendore” të parashikuar dhe moshës kalendarike-kronologjike. Nëse, për shembull, një djalë dhjetëvjeçar ka aftësitë intelektuale në shkallën e 13-vjeçarit, atëherë IQ e tij është e barabartë me 130(100 x 13 /10).

Disa veçori të Shqiptarëve: Jetën e kuptojnë si lojë të fitoreve dhe humbjeve. Fitoren e marrim të qetë ndërsa humbjen me buzëqeshje. Te Shqiptarët morali dhe zhvillimi intelektual është mbi të gjitha.
Simon Vizcntal (1908-2005): “Shqiptarët janë më shpirt bardhët në botë’’.

(Autorja është studente e vitit të parë të Fakultetit Ekonomik të Universitetit AAB-Riinvest Prishtinë)

Exit mobile version