Nëse skeletet që mbushin muzetë duken të qetë, mos keni frikë.
Në përpjekjen e fundit të Al, kafshët e ngordhura do të marrin jetë për të ndarë historitë e tyre.
Më shumë se një duzinë ekspozitash do të marrin “dhuratën e bisedës” për një projekt njëmujor në Muzeun e Zoologjisë të Universitetit të Kembrixhit.
Bëhet e ditur se të pajisura me personalitete dhe thekse, krijesat e vdekura do të mund të bisedojnë me zë ose me tekst përmes telefonave të vizitorëve, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.
Teknologjia i lejon kafshët të përshkruajnë kohën e tyre në Tokë dhe sfidat me të cilat u përballën, me shpresën për të rikthyer apatinë ndaj krizës së biodiversitetit.
“Muzetë po përdorin AI në shumë mënyra të ndryshme, por ne mendojmë se ky është aplikacioni i parë ku ne po flasim nga këndvështrimi i objektit”, tha Jack Ashby, ndihmës-drejtori i muzeut.
“Një pjesë e eksperimentit është për të parë nëse, duke u dhënë këtyre kafshëve zërin e tyre, njerëzit mendojnë ndryshe për to”, shtoi Ashby.
Siç raportohet, projekti u krijua nga Nature Perspectives, një kompani që po ndërton modele të AI për të ndihmuar në forcimin e lidhjes midis njerëzve dhe botës natyrore.
Për çdo ekspozitë, Al jep detaje specifike se ku ka jetuar ekzemplar, mjedisin e tij natyror dhe mënyrën se si arriti në koleksion, së bashku me të gjithë informacionin e disponueshëm për speciet që përfaqëson.
Ekspozitat ndryshojnë tonin dhe gjuhën e tyre për t’iu përshtatur moshës së personit me të cilin po flasin dhe mund të bisedojnë në më shumë se 20 gjuhë, duke përfshirë spanjisht dhe japonisht.
Si pjesë e projektit, bisedat që vizitorët zhvillojnë me ekspozitat do të analizohen për të marrë një pamje më të mirë të informacionit që njerëzit duan mbi ekzemplarët. /Telegrafi/