Shfletuesi norvegjez i internetit Opera, ka marrë një veçori të re të “Summarize” (përmbledhjes), falë së cilës përdoruesit mund të marrin një përmbledhje të faqeve të internetit.
Ky funksion mundësohet nga një sistem i inteligjencës artificiale (AI) i quajtur Aria që gjeneron përmbledhje artikujsh të gjatë, transmeton Telegrafi.
Me këtë funksion, AI kursen kohën e përdoruesve që kërkojnë vetëm të dhëna kryesore, sipas faqes së internetit të Opera, veçanërisht në blogun e kompanisë.
Për të aktivizuar funksionin, duhet të hapni tekstin në shfletuesin Opera, dhe më pas klikoni në tre pikat në këndin e sipërm të djathtë dhe zgjidhni seksionin “Summarize”.
Aria do të publikojë një përmbledhje teksti të artikullit që keni zgjedhur brenda pak sekondash.
Asistenti virtual i bazuar në AI do të jetë gjithashtu në gjendje të flasë një përgjigje me tekst, pra të lexojë një përmbledhje të tekstit të dëshiruar. /Telegrafi/