Site icon Telegrafi

Inteligjenca Artificiale mund të parashikojë nëse do të bjerë shi brenda dy orëve

Inteligjenca Artificiale mund të tregojë nëse do të bjerë shi në dy orët e ardhshme, sugjerojnë hulumtimet.

Sipas bbc, përcjell Telegrafi, shkencëtarët në laboratorin AI të Londrës në pronësi të Google DeepMind dhe Universitetin e Exeter bashkëpunuan me “Met Office” për të ndërtuar të ashtuquajturin sistem transmetimi.

Metodat tradicionale përdorin ekuacione komplekse dhe shpesh parashikohen vetëm për gjashtë orë deri në dy javë.

Sistemi AI mund të bëjë parashikime më të sakta afatshkurtra, përfshirë stuhitë dhe përmbytjet kritike.

Një gjë e tillë vjen në kohën kur ndryshimi i klimës po e bën më të vështirë parashikimin e kushteve të pafavorshme të motit, meqë frekuenca dhe ashpërsia e shiut të madh rritet, gjë që studiuesit besojnë se do të çojë në dëme të konsiderueshme materiale dhe vdekje.

“Moti ekstrem ka pasoja katastrofike, përfshirë humbjen e jetëve dhe, siç sugjerojnë efektet e ndryshimit të klimës, këto lloj ngjarjesh do të bëhen më të zakonshme”, kanë thënë partnerët e “Met Office” dhe kreu i inovacionit të produkteve, Niall Robinson.

“Si e tillë, parashikimet më të mira afatshkurtra të motit mund t’i ndihmojnë njerëzit të qëndrojnë të sigurt”. /Telegrafi/

Exit mobile version