Site icon Telegrafi

Inteligjenca amerikane: Shteti Islamik mbetet një rrezik në Irak dhe Siri

Raporti i inteligjencës amerikane që përfshinë rreziqet që i kanosen vendit dhe përpilohet nga agjencitë e ndryshme të inteligjencës, parashikon se kërcënimet për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, këtë vit, do të jenë të zgjeruara dhe të shumëanshme, kryesisht të dominuara nga Kina dhe Rusia.

Raporti thotë se Moska dhe Pekini janë të përafërta dhe ndikimi i tyre global po rritet, përcjell rel.

Dokumenti gjithashtu thotë se grupi Shteti Islamik “mbetet si kërcënim terrorist” brenda Irakut, ku Qeveria ballafaqohet me“një opinion gjithnjë më të zhgënjyer”.

“Në Siri, ku presidenti Trump ka urdhëruar tërheqjen e forcave amerikane, Qeveria e Bashar Al Asadit, me siguri do të konsolidojë kontrollin. Në anën tjetër Rusia dhe Irani po përpiqen të rrisin ndikimin brenda këtij vendi”, thuhet në raport.

Drejtoresha e CIA-s, Gina Haspel, tha se Shteti Islamik “është ende i rrezikshëm” duke shtuar se ata edhe më tutje kanë “mijëra luftëtarë në Irak dhe Siri”.

Exit mobile version