Shërbimet inteligjente të SHBA-ve kanë paralajmëruar se gjatë vizitës që presidenti amerikan Joe Biden do ta ketë në Korenë Jugore, ekziston mundësia që Koreja e Veriut të kryejë teste të bombave nukleare dhe të raketave balistike me rreze të gjatë veprimi.
Kjo është thënë nga këshilltari për siguri kombëtare, Jake Sullivan.
Nga Shtëpia e Bardhë bëjnë me dije, se gjatë vizitës së tij në Korenë Jugore, vizitë e cila fillon të premten, Biden nuk do ta vizitojë zonën e demilitarizuar e cila është pjesa ku ndahen Koreja Veriore me atë Jugore, përcjell Telegrafi.
“Inteligjenca jonë ka marrë vesh se ka mundësi reale se mund të ketë testime shtesë të raketave, duke përfshirë testimet e raketave me rreze të gjatë veprimi ose testim të bombave nukleare, por që ekziston mundësia që të ketë testim edhe të raketave me rreze të gjatë veprimi, si dhe bombave nukleare njëkohësisht – gjatë ditëve të ardhshme kur Biden do ta vizitojë Korenë Jugore. Ne jemi të përgatitur për çdo situatë të pasigurtë”, theksoi Sullivan gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë. /Telegrafi/