Tifozët e Dritës, Intelektualët, kanë realizuar një koreografi spektakolare në duelin e parafundit të sezonit.
Drita po zhvillon ndeshjen ndaj Trepçës në Gjilan që është vitale në luftën për titull.
Dhe, pikërisht para ndeshjes mijëra tifozë të grupit “Intelektualët” kanë realizuar një koreografi të bukur.
Shihet maskota e klubit e ilustruar me formë të karakterit “Popeye” që mban në duar Europa Ligën dhe Ligën e Kampinëve, që flet për dëshirën e klubit për të luajtur në garat evropiane.
“Do t’iu marrë të gjitha, një nga një”, shkruan në koreografinë e tifozëve të Dritës krahas grafikës së shkëlqyer.
Drita me fitore dhe me një lëshim të pikëve nga Prishtina do të shpallej kampione e Kosovës. /Telegrafi/