Finalja e Kupës së Kosovës pritet të mbledhë mijëra tifozë në stadiumin e Prishtinës.
Në këtë finale do të përballen dy skuadra të mëdha kosovar, Drita dhe Prishtina, ku fituesi do të luajë edhe në kualifikimet e Ligës së Evropës.
Për dallim nga ‘Plisat’ e Prishtinës që do të jenë në qytetin e tyre, tifozët e Dritës ‘Intelektualët’, pritet të udhëtojnë drejt kryeqendrës nga Gjilani.
Edhe pse fillimisht ata paralajmëruan se kanë siguruar 20 autobusë, ky numër është rritur në 30 sosh.
Përveç 30 autobusëve, nga Gjilani drejt Prishtinës pritet të udhëtojnë edhe qindra vetura me tifozë për ta përkrahur Dritën drejt suksesit historik, pasi fituesi do të luaj në garat evropiane.
Një gjë është e sigurt, spektakli në tribuna nuk do të mungojë nga dy tifo grupet ndër më të mëdhatë në trojet shqiptare, ‘Plisat’ dhe ‘Intelektualët’. /Telegrafi/