Tifozët e Dritës, Intelektualët kanë marrë rrugë për Pejë.
Me përcjellje të Policisë së Kosovës, Intelektualët kanë udhëtuar drejt Pejës me dy autobusë.
Vetëm 100 tifozë të Dritës do të kenë fatin të futën në stadium.
Intelektualët kanë veshur fanella të ushtrisë me mbishkrimin mbrapa ‘Ultras 1998’ dhe emrin e ish-presidentit të ndjerë Selami Osmani.
Gjilanasit kanë bërë edhe një transparent unik, gjithashtu me ngjyra të ushtrisë ‘100 Intelektualët’.
Faqja zyrtare e tyre në Facebook ka publikuar fotot ku shihen Intelektualët që janë nisur drejt Pejës. /Telegrafi/