“Mos shkoni të paguani biletë për buxhetin e një kryesie, të cilës nuk i intereson asnjë kërkesë e Intelektualëve”.
“Nëse mund ta mbajnë Dritën pa ne, le ta provojnë. Nëse ka nevojë, në bojkot do të jemi jo vetëm në këtë sezon, por edhe tjetrin. Derisa ta kuptojnë se futbolli luhet për tifozë dhe Drita mbahet nga Intelektualët”, thuhet në postimin e tyre. /Telegrafi/