Në një njoftim për media, ‘Intelektualët’, kanë treguar se pas ndeshjes së sotme me Llapin ata do ta bojkotojnë klubin e Dritës.
“Është diskutuar edhe para ndeshjes me Llapin për bojkot, por për hatër të lojtarëve Intelektualët u mblodhën dhe i përkrahën lojtarët deri pak minuta para përfundimit të ndeshjes, por u bë mjaftë me këto gjëra, mjaftë kanë duruar Intelektualët këto gjëra që ndodhin në klub, Intelektualët nuk i meritojnë këto sjellje nga kryesia e klubit”.
“Deri sa gjërat të rregullohen, përkrahjen e madhe të Intelektualëve nuk do ta keni”, thuhet në njoftimin për shtyp. /Telegrafi/