Po më plasin shqiptarët kur po thonë: populli është i mirë, por politikanët i kemi të këqij! Ju lutem, po këta politikanë që i kemi të janë tanët, e nuk kanë ardhur as nga Azia e as nga Afrika! Por, ne jemi fajtorë që ata sot udhëheqin me jetën tonë dhe çdo ditë e më shumë na e shkatërrojnë! Ne jemi fajtorë që ua kemi dhënë atë mundësi lloj-lloj debili, krimineli, analfabeti, idioti, mafiozi, rrugaçi të bëhet politikanë, e për gati dy dekada të tërë të na vrasin, të na vjedhin, të na plaçkitin, të pasurohen me djersën tonë, të tallen me ne…
Vetëm pyesni veten: pse në vendet e zhvilluara populli nuk lejon politikanë të tillë dhe poshtërsi të tilla? Prandaj, këta që sot ne i kemi, ne jemi fajtorë e askush tjetër, e mos ta fajësojmë askënd, sepse ne i kemi votuar deri më tash dhe me votën tonë i kemi mbajtur në pushtet e vazhdojmë akoma t’i mbajmë, edhe pse e kemi ditur që janë të tillë! Duhet ta pranojmë që jemi popull injorant, nënshtrues, puthadoras dhe servil!
Mjeranët e politikës, bllokmenët, përfituesit në kurriz të një fryme, e që nuk janë askund në atë frymë që thirren, matufët pleq, hajnat e paskrupullt, banditët, kriminelët, linçuesit, faqezinjtë, njerëzit e pabesë që nuk e mbajnë fjalën, tradhtojnë një popull të tërë për hir të interesave të tyre të ngushta dhe të një tufë servilësh rreth tyre!
Diktatorët kur janë në pushtet ose liderë të ndonjë partie, krijojnë një tufë servilësh, për t’i mbajtur ata sa më gjatë në pushtet! Kjo është aktuale dhe realitet në dekadat e fundit, në hapësirat mbarëshqiptare, me diktatorët tanë dhe servilët e tyre, prandaj jemi në këtë gjendje të rëndë ekonomike, politike dhe në çdo aspekt, jo vetëm për faj të këtyre diktatorëve që duan të vdesin në pushtet dhe me poste, por më shumë për fajin e servilëve të tyre, sepse pa ekzistimin e këtyre servilëve të fëlliqur nuk do të ekzistonin as këta diktatorë!
Deri më tash Kosova është udhëhequr nga matufët pleq me prostatë të shqyer, nga kriminelët, banditët, hajnat, të korruptuarit, injorantët, analfabetët, psikopatët, mjeranët, e asnjëherë nga të rinjtë me vizione të qarta për zhvillimin e shtetit, nga njerëzit e dijes me integritet të lartë profesional dhe njerëzor, nga njerëzit që duan, dinë dhe e dërgojnë Kosovën përpara! Ka ardhur koha që të gjithë këta që i përmenda, nga shoqëria civile, nga mediat dhe njerëzit e rinj të partive politike që janë të panjollosur, të bëhemi bashkë për të mirën e Kosovës, të organizohemi dhe t’i heqim qafe këta banditë, kriminelë, matufë pleq, hajna, të korruptuar, injorantë e analfabetë nga pushteti dhe skena politike, sa nuk është bërë vonë për Kosovën, sepse Kosova është buzë greminës dhe nëse ne nuk e shpëtojmë këtë vend, fëmijët tanë që sot janë të vegjël, nesër do të na mallkojnë!
Për hir të fëmijëve tanë, për hir të Kosovës, të bëhemi bashkë dhe ta shpëtojmë Kosovën nga këta mafiozë dhe lakmitarë!
Ma matufë pleq, me kriminelë, me banditë dhe të korruptuar, nuk ecet përpara! Këtij vendi i duhet gjak dhe mish i ri, klasë e re intelektualo-politike, e padjallëzuar, e panjollosur dhe e pakriminalizuar! Sa më shpejt duhet që kjo klasë e re intelektualo-politike, të del në sipërfaqe dhe t’i marrë frenat e shtetit në dorë! Alternativë tjetër nuk ka, sepse Kosova me këtë klasë politike dhe me këtë qeverisje, dita-ditës po shkon drejt humnerës!
Ka ardhur koha që brezi i ri ta udhëheq Kosovën, drejt integrimeve euroantlantike dhe zhvillimi të hovshëm ekonomik, duke e zëvendësuar këtë kastë të vjetër politike, të tejkriminalizuar, korruptuar, degraduar dhe mafioze, të cilët për 16 vite rresht e plaçkitën, e mjelën, e rropën, e degraduan, e ngulfatën dhe e shkatërruan Kosovën, në çdo qelizë të saj!
Popullit i kanë ngelur dy rrugë: ose t’i heq njëherë e përgjithmonë këta kriminelë të politikës, që janë shndërruar në kancer të shtetit dhe gjithë shoqërisë, ose t’i marrin familjet dhe të ikin nga ky vend, sepse me këta banditë, hajdutë, rrugaçë e kriminelë, kurrë s’do përparojë! Prandaj, hapeni krahun e largohuni se na i keni zënë frymën e na keni shkatërruar, matufë pleq, hajna, bllokmen[, mjerana, kriminel[, linçues, të pabesë, të korruptuar, gënjeshtarë, kopukë, idiotë, rrugaçë, injorantë, pisa, lakmitarë, analfabetë!
Ikni me të mirë e mos e detyroni popullin t’ju largojnë me shqelma! Ikni sa më shpejt, aq më mirë! Mjaft më, kështu nuk shkon më, se na shkatërruat! Largohuni nga politika dhe lëshojeni rrugën njerëzve të rinj, me vizione, njerëzve të ndershëm, të fjalës dhe me integritet të lartë! Largohuni sa nuk ju ka larguar populli, e keni mundësinë të largoheni vetë pa ju larguar askush!
Po e përfundoj me një fjali të Faik Konicës: "O pushtetar, or mut!
Kur votoj për surratin tënd, jam i përgatitur që të të mbaj në shpinë për katër vjet, po vetëm ty ama… jo vilat e tua, makinat, jahtet, qentë, kuajt, gratë, dashnoret e tua, burrat e tyre me gjithë makina, tarafin e servilave të tu me laçkë e plaçkë… nuk jam aq i fuqishëm dhe aq i durueshëm sa mendon ti joooo…! Ndaj kujdes se kur të të shkarkoj, nuk do biesh aq butë sa hipe…!