Telegrafi

Intel zhvendos vëmendjen te tabletët

Lajmi është njoftuar nga menaxheri i përgjihshëm, Navin Shenoy, sipas të cilit Intel ka bashkëpunuar me dhjetë firma duke i furnizuar ata me procesorë. Zyrtarë të Intel e shohin këtë strategji të re, si një zhvendosje të vëmendjes nga kompiuterat, tek telefonat e mençur, tabletët dhe laptopët, pajisje këto që janë shumë të shitura në treg.

Por pavarësisht optimizmit të zyrtarëve të Intel, analistët nuk e shohin aspakt të lehtë rrugën në të cilën kjo komapani është futur, për vetë faktin se nuk ka bashkëpunëtorë prestigjozë në këtë fushë, sic kishte Microsoftin në garën për kompiuterat. /Telegrafi/