Site icon Telegrafi

Intel do të prodhojë çipat e kompanisë tajvaneze “MediaTek”

Prodhuesi amerikan i çipave Intel Corp INTC.O tha të hënën se do të prodhojë çipa për MediaTek Inc 2454.TW të Tajvanit, një nga firmat më të mëdha të dizajnit të çipave në botë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, marrëveshja e prodhimit është një nga marrëveshjet më të rëndësishme që Intel ka shpallur që kur nisi të ashtuquajturin “biznesin e saj të shkritores” në fillim të vitit të kaluar.

Një biznes i tillë ndërton çipa që projektojnë kompani të tjera dhe Taiwan Semiconductor Manufacturing Co (TSMC) 2330.TW është lojtari kryesor në atë hapësirë.

Intel ka ndërtuar kryesisht çipa që i ka projektuar vetë.

“Kjo është një punë mjaft e madhe për ne që të angazhojmë një klient nga Tajvani dhe ata të ‘vënë bast’ që ne të rritemi dhe ta provojmë këtë. Dhe kështu kjo është një fitore e madhe e klientit”, ka thënë Randhir Thakur, president i Intel Foundry Services, për Reuters.

Ndërsa Intel nuk dha asnjë detaj financiar të marrëveshjes ose nuk tha se sa çipa do të prodhonte për MediaTek, ajo tha se produktet e para do të prodhoheshin në periudhën e ardhshme 18-24-mujore dhe do të jenë në një “teknologji më të avancuar procesi” i quajtur Intel 16, me çipat e përdorur për pajisjet inteligjente. /Telegrafi/

Exit mobile version