Intel po fillon të përballet me ankesat që pasuan dobësitë e sigurisë të zbuluara në çipat e kompanisë.
Mediat sugjerojnë se deri më tani janë ngritur tre padi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – Kaliforni, Oregon dhe Indiana.
Gjithashtu, kompania është e ngarkuar edhe me punën e reduktuar të procesorit që është shkaktuar nga përditësimet e mëvonshme të sigurisë.
The Register raporton se ngadalësimi i kompjuterit mund të shkojë nga 5-30 për qind, megjithëse Intel pretendon se zgjidhjet e kompanisë varen më shumë nga ngarkesa dhe se përdoruesit tipikë nuk do t’i vënë re ato.
Duke qenë se është akoma në fillim, pasi dobësitë e sigurisë janë zbuluar vetëm pak ditë më parë, është e mundur që Intel të përballet me një numër edhe më të madh të padive në mbarë botën.
Intel njoftoi kohët e fundit se 90 për qind e çipave do të “arnohen” për të mbyllur dobësitë sigurisë, ndërsa kompanitë e tjera kanë lëshuar përditësime për të parandaluar efekte të dobësive Specter dhe Meltdown. /Telegrafi/