Procesorët ULV Core i3 dhe i5, të dedikuar për kompjuterët ultrabook, dhe modelet më të dobët të dedikuar portativëve, në treg do të paraqiten deri kah fundi i çerekut, publikuan nga Intel.
Procesorët Ivy Bridge prodhohen në procesin prej 22 nanometrave, e në krahasim me procesorët Sandy Bridge sjellin performanca për rreth 20% më të mira, me shpenzim më të ulët të energjisë. Procesorët vijnë me grafikën e integruar HD 2500 dhe HD 4000, e për herë të parë për Intel, sjellin përkrahjen native për USB 3.0.
Portativët e parë të bazuar në procesorët e rinj tashmë kanë filluar të paraqiten, e në javët në vijim pritet freskimi i linjës së portativëve të shumicës së prodhuesve. /Telegrafi/