Site icon Telegrafi

Intel njofton paga të barabarta në bazë gjinore, për të gjithë punëtorët e tyre

Përpjekjet e vazhdueshme të Intel për të diversifikuar dhe kompensuar në mënyrë më të barabartë fuqinë e tyre puntore arritën “një moment historik”, me kompaninë që kohët e fundit arriti barazi gjinore të pagës, njoftoi sot prodhuesi i procesorëve.

“Angazhimi ynë për arritjen e barazisë gjinore në pagë është thelbësor për ta bërë Intel një vend pune me të vërtetë gjithëpërfshirës, i cili – besojmë ne – është një faktor kyç në ecurinë e punonjësve, në produktivitet dhe angazhim”, tha Julie Ann Overcash, nënkryetare e Intel për burimet njerëzore, në një editorial të kompanisë.

“Një forcë punëtore e ndryshme dhe kultura gjithëpërfshirëse janë thelbësore për evolucionin dhe rritjen tonë”.

Rezultati i punës së deritanishme mbi barazinë gjinore të pagës ka treguar “se Intel ka një përfaqësim më të ulët të grave në role të larta”, tha Overcash. “Ky është një hendek që ne dhe gjithë industria e teknologjisë po punojnë shumë për të adresuar.” /Telegrafi/

Exit mobile version