Telegrafi

Intel Medfield në Santa Clara

Celulari do të jetë një nga pajisjet e para në tregun evropian i cili do të jetë i bazuar në platformën Medfield të Intelit, respektivisht në procesorin Atom Z2460 që punon në 1.6 GHz.

Pajisja ka ekranin 4-inçësh me rezolucion prej 600 x 1,024 pikë, përkrahjen për rrjetat HSPA, kamerën prej 8-megapiksel, përkrahjen për NFC-në dhe daljen HDMI. Orange Santa Clara në fillim do të shitet me Android Gingerbread, por qysh tani paralajmëruar mbindërtimin në Android 4.0 ICS.

Bateria e instaluar do të duhej të mjaftoj për 14 ditë në gjendje gatishmërie ose 8 orë bisedë në rrjetën 3G, derisa detajet tjera teknike dhe çmimi do të bëhen të ditur së shpejti. /Telegrafi/