Telegrafi

Intel me notebook të lirë të bazuar në Android

Shefi i produkteve te Intel, Dadi Perlmutter i ka thënë CNET se Intel është duke u pajisur me procesor Atom për një seri të laptopëve të vegjël të cilët do të mbështeten nga Android, dhe ekrani i ndjeshëm në prekje.

E veçanta e këtij modeli do të jetë çmimi i lirë, i cili nuk do ta tejkalojë shifrën prej 200 dollarësh, dhe pikërisht kjo është njëra ndër arsyet që e bën prodhuesin e saj të mendojë se ky model i notebook do të jetë një “bombë e vërtetë” në tregun global.

Megjithatë, Intel nuk ka dhënë asnjë datë të mundshme të lansimit të këtij produkti, ndërsa e ka konfirmuar se nuk do të ndodhë që Intel të prodhojë të njëjtin model të bazuar edhe në sistemin operativ të Microsoft, Windows 8. / Telegrafi /