Site icon Telegrafi

Intel gjithnjë më mirë duke iu falënderuar reve

Derisa Intel po shkon përpjetë, AMD ngadalë po rrëshqet teposhtë, së paku për sa ju përket procesorëve. Në të vërtetë, posedimi i AMD-së gjatë çerekut të tretë ra në 10.2%, që është rënie për 0.3% në krahasim me çerekun e mëparshëm dhe rënie prej 1.3% në krahasim me çerekun e tretë të vitit 2010.

Këto ndryshime janë pasojë e dy trendëve – kalimi nga softuerët në shërbimet në re, dhe rënien e interesimit për netbookët. Intel kështu në përgjithësi është në fitim, për shkak se edhe pse kanë rënë dërgesat e procesorëve për netbook (tregu që pikërisht bazohej mbi procesorët Atom të Intelit), është rritur kërkesa për procesorë në qendrat e të dhënave, që përdoren në sistemet për qendrat e internetit.

Netbookët nuk po i pret e ardhme e mirë – parashikohet se deri në fund të vitit do të shiten 21.4 milion, derisa vitin e kaluar janë shitur madje 32 milion copë. Deri më 2015 pritet që shitje të bjer në krejtësisht 13.5 milion. Është e qartë se netbookët tregun e vet po ia lëshojnë tabletëve. /Telegrafi/

Exit mobile version