Telegrafi

Intel Core i7-3960X EE

Bëhet fjalë për modelin Core i7 3960X EE, procesorin e hapur gjashtë- dhe dymbëdhjetë-bërthamash me shumëzues të hapur, 15-MB L3 cache dhe taktet e punës prej 3.3 deri në 3.9 GHz për të cilën thuhet se pa problem mund të overclockohen deri në 5.2 Ghz.

Një problem i vogël për pronarët e Sandy Bridge-ve është socketi i ri LGA-2100 dhe çipseti përkatës X79 të cilin do të duhej të ia bashkangjesin procesorit të ri, që krejt së bashku nënkupton – pllakën e re amë. Çmimi në shitjen me shumicë është 990 dollarë, ndërsa në atë me pakicë (amerikane prapë) 1,000 dollarë, për tek ne …

Në familjen e njëjtë ekstreme janë edhe Core i7 3930K dhe Core i7 3820.

Ky i pari është versioni “i varfëruar” i 3960X i cili gjithashtu vjen me gjashtë bërthama dhe 12 degë, por me takt pak më të ulët të punës (3.2 deri në 3.8 GHz) dhe “vetëm” 12 MB L3 cache. Çmimi për shkak të kësaj është dyfish më i ulët – 555 dollarë për blerjen me shumicë.

Më i dobëti nga të gjithë i7 3820 ka vetëm katër bërthama dhe taktin e punës prej 3.6 GHz. Derisa 3930 do të jetë në dispozicion “së shpejti” (për amerikan dhe tregjet e mëdha), 3820 pritet të paraqitet kah fillimi i vitit të ardhshëm. /Telegrafi/