Telegrafi

Intel beson se mungesa e procesorëve dhe kartelave grafike do të zgjasë deri më 2023

Aktualisht në mbarë botën kompani të ndryshme po ballafaqohen me mungesë të produkteve të ndryshme, e sipas parashikimeve të ekspertëve të fushës kjo mungesë nuk është as afër fundit.

Madje thuhet se këto mungesa do të vërehen në tregun global për të paktën edhe një vit, e në kompaninë amerikane Intel bëjnë të ditur se kjo mund të zgjasë deri më 2023, transmeton Telegrafi.

Drejtori i kompanisë, Patt Gelsinger ka thënë për CNBC se aktualisht është një situatë e rënduar, por ditëve në vijim mund të ketë paksa përmirësime.

Megjithatë ka theksuar se kërkesat e mëdha dhe mungesa e produkteve të ndryshme, mund të zgjasin edhe për dy vitet e ardhshme.

Kjo deklaratë është më e errët nga deklarata e kompanisë simotër AMD, ku drejtoresha e saj Lissa Su, ka thënë se situata me mungesën e produkteve mund të përmirësohet kah gjysma e vitit të ardhshëm. /Telegrafi/