int(1) Intel analistëve – gabuat! - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Intel analistëve – gabuat!

Analistët prisnin se të hyrat e Intelit do të jenë rreth 13.7 miliard dollarë, me profit prej 61 cent për aksion pasi që Intel kah mesi i dhjetorit tërhoqi vërejtjen se pret rënie të të hyrave për një miliard dollarë për shkak të mungesës së disqeve të forta të shkaktuar nga vërshimet në Tajlandë, e pritjet për të hyrat janë zvogëluar në 13.7 miliard dollarë, plus ose minus 300 milion dollarë.

Krahas të hyrave më të larta për periudhën Intel paraqiti edhe rritjen e profitit gjatë çerekut të katërt të vitit të kaluar nga 3.2 në 3.4 miliard dollarë.

Për tërë vitin e kaluar Intel paraqiti 54 miliard dollarë të hyra me profit operativ prej 17.5 miliard dollarë. /Telegrafi/

Exit mobile version