Intel në pajisjet 320 Series shfrytëzon memorie 25 nanometërshe MLC NAND, ndërsa në ofertë do të jenë kapacitetet prej 40, 80, 120, 160, 300 dhe 600 GB.
Performancat pritet të jenë nga 250 MB/s për lexim dhe 170 MB/s për regjistrim të të dhënave, si edhe 39.500 IOPS për lexim dhe 23.000 IOPS për regjistrim.
SSD 320 Series kanë të integruar kriptim 128 bitësh dhe është deklaruar MTBF prej 1.2 milionë orësh, ndërsa çmimet do të jenë nga 109 deri në 1.119 dollarë, varësisht nga kapaciteti. /Telegrafi/