Site icon Telegrafi

Integrimi i Maqedonisë në BE, Michel: Së shpejti do të ketë zhvillime pozitive

Kryetari i këshillit Evropian, Charles Michel deklaroi sot në Ohër se javën e ardhshme priten zhvillime pozitive sa i përket fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“BE-ja është e fort e përkushtuar që Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE.

Po i bëjmë të gjitha përpjekjet që të gjendet një zgjidhje e përbashkët e pranueshme për të dyja palët për çështjet e hapura me palën bullgare. Unë jam i kyçur në këtë bashkë me Francën dhe BE-në dhe dëshirojmë të ndihmojmë këtë proces që të ecë përpara.

Jam i bindur se së shpejti do të ketë një zhvillim shumë pozitiv që do të jetë shumë i rëndësishëm për vendin tuaj dhe mbarë rajonin”, tha Charles Michel, kryetar i Këshillit Evropian.

Exit mobile version