Greqia mbetet përkrahëse e Kosovës në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Kështu ka thënë sot shefja e Zyrës greke në Kosovë, ambasadorja Konstantina Athanassiadou në një takim lamtumirës me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Presidenti Thaçi e ka falënderuar ambasadoren Athanassiadou për angazhimin e saj personal dhe për përkrahjen e Greqisë për Kosovën.
“Greqia e ka mbështetur vazhdimisht Kosovën në proceset e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare”, u shpreh presidenti Thaçi.
Presidenti Thaçi dhe ambasadorja Athanassiadou diskutuan edhe për mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Greqisë.