Në vitin 132 të erës sonë, Zhang Heng, një studiues nga Kina, i paraqiti oborrit të mbretit Han sizmoskopin e parë në botë.
Rindërtimet që i janë bërë sot kësaj pajisjeje i masin tërmetet me saktësi të lartë.
Instrumenti përbëhet nga një vazo metalike, brenda të cilës është varur një hekur me peshë, në formë lavjerrësi.
Ky hekur është i lidhur me tetë gdhendje kokash dragoi që janë vendosur rrotull, pra në tetë drejtime të ndryshme.
Në secilën prej kokave të dragoit është vendosur një zar metalik, përcjell tch. Poshtë secilës kokë dragoi ndodhet një bretkosë e gdhendur, me gojën hapur.
Sapo bie tërmet, lavjerrësi me peshë që ndodhet brenda lëviz. Lëvizja e tij shtyn kokat e dragoit, të cilat përkulen dhe bëjnë që të bjerë sfera e të pritet nga bretkosa poshtë.
Instrumenti aktivizohet edhe me dridhje shumë të vogla, dhe mund të dallojë fuqinë dhe drejtimin e tërmetit, duke gjykuar se cila kokë dragoi e ka lëshuar sferën.
Sot, sizmologët kanë teknologjinë përkrah dhe matjet bëhen me mënyra të ndryshme. Një nga metodat më të fundit është përdorimi i fibrave optike.
Megjithatë, të gjitha këto matje bëhen gjatë kohës që bie tërmeti, dhe rezultatet jepen pas. Për të bërë llogaritje përpara se të bjerë tërmeti është ende e pamundur.