E paimagjinueshmja ka ndodhur në malet akullnajorë të Presenas në Itali, 2600 metra mbi nivelin e detit. Bëhet fjalë për edicionin e parë të Festivalit të Muzikës në Akull, një nga ngjarjet më evokative të skenës muzikore evropiane.
Brenda një shpelle akullnajore është “gdhendur” skena muzikore me 200 vende për spektatorët, të cilët do të shijojnë muzikën që “rrjedh” prej instrumenteve prej akulli, si violinë, violonçel, kitarë, bas, bateri, mandolinë etj.
Ideja e pati pikënisjen prej artistit unikal, amerikanit Tim Linhart, i cili për dekada me radhë ka punuar duke i dhënë jetë vizionit të tij për të krijuar instrumente prej akulli, të cilët kanë tinguj të përkryer dhe janë të aftë të çlirojnë emocione brenda sallës epike në Alpet e Italisë.
Temperatura brenda shpellës arrin në minus shtatë gradë Celsius dhe në raste të veçanta edhe minus 15 gradë. Për të realizuar këtë mjedis unikal janë dashur 2800 orë pune dhe janë lëvizur më shumë se 5000.
https://youtu.be/xRF6mpZ403E